8.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Në vikend pritet të ketë mot të qëndrueshëm, pa të reshura

Gjatë vikendit, parashikohet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje, falë ndikimit të një fushe të presionit të lartë atmosferik.

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se megjithatë, ky stabilitet atmosferik, i shoqëruar me erëra të dobëta dhe lagështi të lartë, krijon kushte të favorshme për grumbullimin e ndotësve në ajër, duke ndikuar në cilësinë e tij.

“Këshillohet që grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme respiratore, të shmangin qëndrimin e zgjatur në ambiente të hapura, veçanërisht në zona urbane ku ndotja është më e theksuar”.

Ndër tjera, kërkohet që të ketë kujdes nga qytetarët për të vozitur automjetet.

“Ju këshillojmë që të kujdeseni për veshje të përshtatshme dhe të, përgatiteni për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit”.

“Pjesëmarrësit në komunikacion duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, duke pasur parasysh që rrugët, sidomos në zonat malore, mund të jenë të rrëshqitshme gjatë gjithë kohës për shkak të temperaturave të ulëta që do të mbizotërojnë në ato zona”.

Ndërkaq, të shtunën moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale janë nga -4 deri në -2°C; maksimalet nga 0 deri 3 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-2 m/s.

Të dielën, moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale nga -5 deri në -2°C; maksimale nga 2 deri në 4°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 0.5-1 m/s.

Më Shumë

Vjedhje në një shkollë në Sallagrazhdë, dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur...

Nesër ditë zie në Kosovë për vdekjen e Rexhep Qosjes

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjës, dita e nesërme është shpallur si ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Kështu ka...

Lajmet e Fundit