Pesë nxënës të Dragashit kualifikohen për fazën shtetërore të Olimpiadës në Gjuhë dhe Letërsi

Në ambientet e ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash u zhvillua faza e dytë e testit në kuadër të Olimpiadës së Përbashkët Kosovë – Shqipëri në lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Në këtë fazë morën pjesë 52 nxënës të klasave të nënta, të cilët ishin kualifikuar nga faza e parë e mbajtur në shkollat fillore të Komunës së Dragashit.

Procesin e testimit e ndoqën nga afër zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit, të udhëhequr nga drejtori Zeni Krasniqi.

Siç bëhet e ditur nga komuna, pesë nxënësit më të mirë do të marrin pjesë në fazën e tretë të olimpiadës, e cila do të zhvillohet në nivel shtetëror./PrizrenPress.com/

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit