Presidentja Osmani kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit, ku më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc.

Presidentja tha se në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së dhe se ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri.

“Më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc. Në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së. Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri”, tha presidentja Osmani.

Ajo shtoi se dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet.

“Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë!”, ka thënë Osmani.

 

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit