Vetëvendosje bën homazhe pranë dëshmorëve dhe martirëve në Lubizhdë të Hasit

Në përvjetorin e 26-të të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Lubizhdë e Has, deputetja Shqipe Selimi, së bashku me anëtarë të kryesisë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Prizren, bënë homazhe dhe vendosën lule pranë varreve dhe lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati heroik.

“Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin qëndron liria e Kosovës. Sot, ne nderojmë ata që dhanë jetën për atdhe, duke i kujtuar me nderim dhe përulësi. Lavdi 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të fshatit Lubizhdë e Has!”, thuhet kumtesën e kësaj partie./PrizrenPress.com

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Lajmet e Fundit