Shfaqja “Deni dhe deti i thellë i kaltër” në Teatrin e Prizrenit

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren mirëpret publikun sonte, nga ora 20:00, me shfaqjen “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër” – një tragjikomedi e fuqishme për dashurinë, faljen dhe luftën për të mos u dorëzuar, përcjell PrizrenPress.

Nën regjinë e Ana Batevës dhe me interpretimin e jashtëzakonshëm të aktorëve Liridona Shehu dhe Alban Krasniqi, kjo vepër prek në mënyrë të ndjeshme thellësitë e shpirtit njerëzor. Dy njerëz të vetmuar takohen në errësirën e natës, duke përballuar demonët e brendshëm dhe duke kërkuar mirëkuptim në një botë që duket se ka humbur drejtimin.

Shfaqja është e përshtatshme për moshën 18+ dhe sjell një përvojë teatrale emocionale që nuk duhet humbur./PrizrenPress.com

Më Shumë

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Lajmet e Fundit