8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Selmanaj përkujton martirët në Lugishtë të Hasit: Përjetësisht mirënjohës për 54 shqiptarët e vrarë nga forcat serbe

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë homazhe në Lugishtë të Hasit në përvjetorin e 26-të të masakrës së kryer nga forcat serbe, ku 54 shqiptarë u vranë mizorisht.

Selmanaj e ka vlerësuar ngjarjen si një moment të rëndësishëm për kujtesën historike të Kosovës dhe ka theksuar se Lugishta dhe Hasi kanë luajtur një rol të veçantë në luftën për çlirim.

“Sot Lugishta e Hasit dhe e gjithë Kosova përkujton 26 vjetorin e vrasjes së 54 shqiptarëve të kësaj ane, që u ekzekutuan mizorisht nga trupat fashiste serbe”, u shpreh ai, përcjell PrizrenPress.

Në vazhdim, kryetari i LDK-së theksoi se kjo zonë ka ofruar mbështetje të madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke qenë një strehë e sigurt për shumë ushtarë gjatë luftës.

“Lugishta dhe Hasi si rajon, ishin streha e parë e shumë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që asokohe kalonin në këmbë kufirin shqiptaro-shqiptarë”, theksoi ai.

Selmanaj e përmbylli fjalimin e tij me një mesazh mirënjohjeje për sakrificën e qytetarëve të kësaj ane: “Kosova dhe gjithë shqiptarët gjithmonë u janë mirënjohës qytetarëve të kësaj ane, që dhanë shumë për Kosovën dhe çështjen kombëtare.
I lehtë u qoftë dheu i tokës dardane dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”/PrizrenPress.com

Më Shumë

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Lajmet e Fundit