27.2 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Kryetari i Dragashit premton mbështetje për fermerin e prekur nga zjarri në Blaç

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i shoqëruar nga zyrtari komunal Vetim Ramadani, vizitoi sot në orët e hershme të mëngjesit deponë e sanës së fermerit Hyrmet Tafili nga fshati Blaç, e cila u përfshi nga zjarri një ditë më parë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pas vizitës, Xheladini deklaroi: “Erdhëm sot për të parë nga afër gjendjen pas këtij incidenti të rëndë. Fatmirësisht, nuk ka humbje në njerëz apo në kafshë, por dëmet materiale janë të mëdha dhe kërkojnë reagim të shpejtë e konkret”.

Ai shtoi se Komuna është në dispozicion për të ndihmuar.

“Si institucion, do të bëjmë gjithçka që është në kompetencat tona për të ndihmuar fermerin Tafili që ta kalojë më lehtë këtë situatë. Komisioni ynë do të dalë në terren për vlerësimin e plotë të dëmeve.”

Në përfundim, kryetari theksoi rëndësinë e solidaritetit mes komunitetit.

“Fermerët gjithmonë kanë treguar solidaritet ndaj njëri-tjetrit dhe jam i bindur se edhe kësaj radhe nuk do të mungojë përkrahja nga kolegët e tij dhe qytetarët e vullnetit të mirë.”

Nga ana e tij, fermeri i prekur, Hyrmet Tafili, falënderoi kryetarin për përkrahjen.

“Për ne është shumë e rëndësishme kur institucionet vijnë e na mbështesin në momente të vështira. Shpresoj që me ndihmën e komunës dhe fqinjëve ta rikuperoj sadopak këtë humbje.”/PrizrenPress.com

Më Shumë

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

QKMF në Prizren ofron shërbime laboratorike edhe të shtunave për bashkatdhetarët

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë...

Lajmet e Fundit