Po të shkruaj…!

Sahit F. Osmani

Po të shkruaj me dorën e zemrës
Fjalët që dalin nga ngrohtësia e shpirtit
Letrën e bardhë do ta mbushin si lulet me aromë dhe blerim
Duke kapërcyer heshtje dhe harrim

Fjalët janë të pakapshme kur ndizen
Ylber i dhimbjes harmonizon ngjyrat
Që të japin imazhin tënd mbushur me dashuri
Dhe me frymën e flaktë që del prej qenies sime

E shtrenjtë dhe e shenjtë që shkakton dhimbje
Lapsin duke shtrënguar t? përcjellë frymën time
Ta shkurtoj largësinë t’i afrohem lumturisë
N’perëndim të diellit ,rrezet duke u fikur

Kam ndenjur pa fjetur nga kujtimet
Më rëndonte në shpirt peshë e dashurisë
Më rrëmbente etja pranë gurrës pa ujë
Si curril më dukeshin vargjet që t’i shkrova në letër…!

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Lajmet e Fundit