15.5 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

Krimi në Prizren: Babai dyshohet se sulmoi me thikë vajzat në gjumë, i tha gruas “duhet të vdesim të gjithë”

Prizreni dhe i gjithë vendi u trondit mëngjesin e së martës, me vrasjen e rëndë të 15-vjeçares, shtetase turke. Krimin po dyshohet se e kreu babai i saj, Mehmet Gorenç. Ai tashmë është dërguar në paraburgim, pasi Gjykata Themelore në Prizren aporovoi kërkesën e Prokurorisë.

Kërkesa e Prokurorit të Shtetit, siç merr vesh Klankosova.tv. ka zbuluar detaje tronditëse.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pas orës 05:00 të mëngjesit, kur i dyshuari nisi t’i sulmojë të bijat derisa ishin në gjumë, duke iu vërsulur fillimisht 15-vjeçares, e cila nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Krimi i rëndë u krye me një thikë mbi 20 centimetra, me të cilën i dyshuari e goditi edhe vajzën tjetër rreth 10-vjeçare, që mbeti e plagosur rëndë, si dhe bashkëshorten e tij, e cila pësoi lëndime më të lehta trupore, raporton Klankosova.tv.

Bazuar në kërkesën për paraburgim, thuhet se i dyshuari, ndër të tjera, i është drejtuar gruas së tij se “duhet të vdesim të gjithë”.

Prokurori i Shtetit ka vlerësuar ndër të tjera se kjo masë është e arsyeshme për t’u caktuar, për shkak të veprave të rënda penale që janë kryer brenda familjes, e po ashtu edhe për shkak të rrezikut që i dyshuari mund të arratiset meqë nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Gorenç do tëhetohet, nën dyshimin se ka kryer veprat “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Masa e sigurisë është caktuar në seancën dëgjimore të mbajtur dje dhe do të zgjasë 30 ditë.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh dënim me jo më pak se 10 vjet burgim ose burgim të përjetshëm për këdo që privon nga jeta një fëmijë; anëtar të familjes; në mënyrë mizore apo dinake; ose duke rrezikuar jetën e një ose më shumë personave të tjerë./Klankosova.tv.

Më Shumë

Rriten çmimet në lokalet e ‘Shatërvanit’ të Prizrenit

Çmimet në lokalet e 'Shatërvanit' në Prizren kanë pësuar një rritje  ndjeshme, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe vizitorët. Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit