14.3 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Kurti: Zgjedhjet mund t’i përsërisim, por edhe rezultati mund të thellohet në favor të LVV-së

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e 58-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetar i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është hera e tretë që dalin të parët në zgjedhje.

Ai falënderoi të gjithë anëtarët dhe qytetarët për besimin e dhënë, transmeton Telegrafi.

“Është hera e tretë që dalim të parët pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, atyre të 2021, pa dyshim fitore e madhe. E gjithë kjo pas një qeverisje të suksesshme. Nuk i kemi borxh, asnjë emri të përveçëm. I kemi gjithçka borxh popullit. Jemi falënderues gjithnjë popullit, për kulturën, besimin dhe vullnetin e treguar”, është shprehur Kurti.

Në fjalimin e tij, Kurti tha se të gjitha organizimet për zgjedhjet e 9 shkurtit janë bërë nëpër komuna, ndërsa në deklaratën e tij thumboi edhe subjektet tjera politike.

“Të nderuar delegatë, për këtë fitore të LVV-së, e që është fitore e popullit, është bërë shumë punë. Gjithë organizimet janë bërë nëpër komuna. Pa përdorur autobusë, e transportime të njerëzve nga qyteti në qytet, pa manipulime pa mashtrime”, ka potencuar Kurti.

Kurti ka folur edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale, duke thënë se reformat duhet të ndodhin edhe nëpër komuna, njëjtë si në nivelin qendror.

“Komunat ku udhëheq LVV, janë shembull se si duhet qeverisur”, tha ai.

Kurti foli edhe për konsitutimin e Kuvendit, që ka mbetur duke u zvarritur tash disa ditë.

“Institucionet janë funksionale, organet e drejtësisë po veprojnë dhe ligjet po respektohen. E vetmja pengesë është se Kuvendi i ri ende nuk është konstituar, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon se çfarë duhet bërë në rast se një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk i siguron votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Institucionet janë funksionale, organet e drejtësisë po veprojnë dhe ligjet po respektohen”, pohoi Kurti.

Ai tha se Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, pa marrë parasysh a është absolut apo relativ, duke shtuar se Kuvendi duhet të themelohet nga të gjithë.

“Ne nuk kemi bllokuar, ne kemi propozuar kandidaten tonë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër ose nuk votojnë. Ne nuk jemi bllokues, jemi propozues dhe propozuesja jonë është Albulena Haxhiu. Të tjerët le t’i ruajnë propozimet e tyre”, theksoi ai.

Kurti tha se mund të shkojnë edhe në zgjedhje, por që rezultati mund të thellohet në favor të partisë së tij./Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohet një 17-vjeçar në Rapç të Dragashit për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë. Këtë e...

Çka dihet për krimin në Prizren, burri tentoi t’i provojë nga jeta gruan dhe vajzat – njëra nga të bijat nuk mbijetoi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur...

Lajmet e Fundit