20.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Nxënësit e fshatiti Skorobishtë njoftohen me trashëgiminë e Prizrenit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve

Nxënësit e SHFMU “Nefit Jusufi” nga fshati Skorobisht përmes një aktiviteti të realizuar nga organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe kanë vizituar muzetë dhe monumentet e trashëgimisë kulturore në Prizren, për nder të shënimit të 18 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Muzeve.

Vizita me karakter edukativ dhe ndërgjegjësues, sipas njoftimit nga EC Ma Ndryshe, ka pasur për qëllim që t’u mundësojë nxënësve të kësaj treve rurale një përjetim të drejtpërdrejtë të aseteve kulturore dhe historike në Prizren.

“Nxënësit gjithashtu kanë parë ekspozitat në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në Muzeun Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit, duke u informuar më gjerësisht për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë si pjesë përbërëse e identitetit të Kosovës”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Aty theksohet se përfshirja e të rinjve nga zonat rurale në këto aktivitete luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e ndjenjës së përkatësisë ndaj trashëgimisë së përbashkët.

“Kjo iniciativë kontribuon gjithashtu në nxitjen e respektit dhe vlerësimit për historinë dhe kulturën, posaçërisht te gjeneratat e reja”, thuhet në njoftim, ku sqarohet se ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni”, që zbatohet nga EC Ma Ndryshe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Telegrafi/

Më Shumë

Pas 24 vitesh, Scorpions dhurojnë spektakël në sheshin “Skënderbej”

Pas 24 vitesh mungesë, legjendat e muzikës rock, “Scorpions”, rikthehen në Tiranë, duke dhuruar një nga netët më të paharrueshme muzikore që ka përjetuar...

Zhbllokohet kanalizimi në banesat sociale në Petrovë të Prizrenit

Pas raportimit të problemit me kanalizimin në njërën nga ndërtesat e banimit social në Petrovë të Prizrenit, dhe pas shqetësimeve të shprehura nga banorët...

Lajmet e Fundit