-3.8 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Haxhi Avdyli: Zhvatja e buxhetit, specialitet i ekipit të Totajt

Kryetari i partisë Guxo në Prizren, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj shtatë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Avdyli ka shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj qeverisjes aktuale komunale, duke e cilësuar si të dështuar dhe të zhytur në afera korruptive.

“Ekipi i Shaqir Totajt, që zhvatjen e buxhetit e ka kthyer në specialitet, qenkan më në fund akuzuar për keqpërdorim të qindra mijëra eurove të qytetarëve”, shkruan ai.

Ai shton se mandati i kësaj qeverisjeje ka qenë i karakterizuar nga “manipulim me tenderë, punësime të paligjshme, nepotizëm, falsifikim, politizim dhe mashtrime”, duke e cilësuar pushtetin aktual si një “qeverisje në ikje”.

Avdyli kritikoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe përmendi mospërfilljen e nevojave reale të qytetarëve.

“Atmosfera e zymtë politike dhe jo bashkëpunuese është bërë letërnjoftimi politik i kryetarit në ikje të Prizrenit”.

Avdyli shprehet se qyteti i prizrenit duhet të çlirohet nga ndikimi i grupeve të interesit, të cilat, sipas tij, shpesh janë të lidhura me krimin: “Prizreni duhet t’u kthehet qytetarëve të tij”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Albin Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Kryetari i LVV-së, njëherit kandidati për Kryeministër, Albin Kurti pas rezultateve e KQZ-së deri në ora 22:00 ka falënderuar të gjithë qytetarët për votimin...

Digjet një shtëpi në Prizren, humb jetën një foshnjë

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, ku si pasojë ka humbur jetën një...

Lajmet e Fundit