Policia në Prizren arreston të dyshuarin për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit policor rasti ka ndodhur në orët e pasdites, me ç’rast i dyshuari në mënyrë verbale ka kanosur viktimën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me 20 fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Marketing

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit