5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

1.5 milion euro për siguri dhe strehim: Suhareka në bashkëpunim me “Jetimat e Ballkanit”

Komuna e Suharekës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve përmes një marrëveshjeje bashkëfinancimi me Shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, me vlerë të përgjithshme prej 1.5 milion euro. Dy projekte madhore janë në qendër të kësaj marrëveshjeje: ndërtimi i një objekti të ri për zjarrfikësit dhe ndërtimi i 20 shtëpive për familjet në nevojë, raporton PrizrenPress.

Objekti i zjarrfikësve do të ndërtohet me një kosto totale prej 850 mijë euro, ku 250 mijë euro do të financohen nga Komuna e Suharekës, ndërsa 600 mijë euro do të mbulohen nga donacioni i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1465884847913136

Po ashtu, do të ndërtohen 20 shtëpi të reja për familjet që nuk kanë kushte të përshtatshme banimi, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së shtresave më të ndjeshme të komunitetit.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna e Suharekës do ta zgjidhë për një kohë të gjatë çështjen e strehimit për ata që kanë nevojë”, theksohet në njoftimin e komunës.

Halil Kastrati, drejtues i “Jetimat e Ballkanit” dhe Qytetar Nderi i Komunës së Suharekës, vazhdon të japë një kontribut të çmuar në projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Lajmet e Fundit