Komuna e Malishevës ka nisur aksionin “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill dhe do të përfshijë të gjitha zonat e komunës, raporton PrizrenPress.
Me vendim të kryetarit Ekrem Kastrati është formuar Taskforca komunale, e udhëhequr nga nënkryetari Vesel Krasniqi, me qëllim koordinimin e aktiviteteve për sensibilizimin e qytetarëve dhe përmirësimin e gjendjes mjedisore.
Në kuadër të këtij aksioni, prilli është shpallur “Muaji i ambientit të pastër”, ndërsa aktivitetet do të realizohen sipas një plani të përcaktuar në terren.
“Qëllimi i Taskforcës komunale është koordinimi i aktiviteteve konkrete për sensibilizimin e qytetarëve lidhur me ruajtjen e ambientit, menaxhimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e hapësirave publike”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
