Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit.

Festivali do të mbahet më 1, 2 dhe 3 maj në Gjonaj, me fillim nga ora 18:30, duke mbledhur ansamble, shoqëri kulturo-artistike dhe grupe nga të gjitha trevat shqiptare, raporton PrizrenPress. Ky aktivitet krijon një hapësirë të përbashkët për prezantimin dhe ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore kombëtare.

Në skenë do të shpaloset larmia e folklorit shqiptar përmes valleve burimore, këngëve popullore dhe instrumenteve tradicionale, që përbëjnë një pjesë thelbësore të identitetit kulturor.

Përveç performancave artistike, vizitorët do të kenë mundësi të njihen nga afër edhe me kostumet tradicionale, lojërat popullore, si dhe ritet e ceremonitë që pasqyrojnë historinë dhe jetën shoqërore ndër breza.

“Hasi Jehon” mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në vend, duke luajtur rol kyç në ruajtjen dhe promovimin e vlerave autentike shqiptare, si dhe në përcjelljen e tyre te gjeneratat e reja.

Edicioni i sivjetshëm pritet të tërheqë shumë vizitorë dhe artdashës, duke e kthyer Gjonajn në një qendër të gjallë të kulturës, ritmit dhe ngjyrave të folklorit shqiptar./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit