Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Mitrovicasit zhvilluan një ndeshje më të mirë që nga pjesa e parë, duke ruajtur kontrollin edhe në vazhdim dhe duke marrë epërsinë 1:0 në serinë finale, raporton PrizrenPress.

Bashkimi pati vështirësi në gjuajtjet nga distanca dhe nuk arriti të shfrytëzojë mirë as gjuajtjet e lira në momentet kur tentonte rikthimin në lojë. Vendimtare në këtë duel rezultuan kërcimet, ku Trepça dominoi nën kosh gjatë gjithë ndeshjes.

Më efikasi te vendasit ishte Kenny Hassbrouck me 22 pikë, 5 asistime dhe 4 kërcime, ndërsa paraqitje të shkëlqyer pati edhe Mustapha Amzil me 21 pikë dhe 14 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Dardan Kapiti me 16 pikë e 6 kërcime.

Te Bashkimi, më i dalluari ishte Shannon Shorter me 27 pikë, ndërsa mbështetje mori nga Ike Nwamu me 17 pikë dhe Lejson Zeqiri me 12 pikë.

Ndeshja e dytë finale zhvillohet të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:30./PrizrenPress.com/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit