4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

BD: Drejtorët e Mujës, “njësi parapolitike”

BD.2Bashkimi Demokratik(BD) në Prizren, ka vlerësuar se drejtorët e rinjt të Ekzekutivit të Mujës nuk janë gjë tjetër përveç “njësi parapolitike”.

“Njoftojmë qytetarët e Prizrenit dhe opinionin e gjerë se të emëruarit e sotëm për Ekzekutivin e Prizrenit, nga i pandehuri Ramadan Muja,se janë pjesë e njësive para politike të partisë në pushtet si dhe disa prej tyre janë me një grumbull aktakuzash për krim dhe korrupsion”.

“Ekzekutivi i të pandehurit Ramadan Muja është edhe një dëshmi e katandisjes morale e politike në të cilën gjendet partia në pushtet, me këtë rast është ofenduar rëndë edhe kultura politike e qytetit tonë dhe në anën tjetër tregon fytyrën e vërtetë të partisë në pushtet dhe njerëzve të cilët në zgjedhjet e fundit I mashtruan dhe I blenë votën qytetarëve”.

“Ekzekutivi I cili është emëruar sot në vete përmban emra që I shërbejnë njësive para politike dhe që nuk kanë të bëjnë asgjë me vendet në të cilat janë emëruar, në këtë nuk është përfillur kriteri I profesionalizmit, por parasysh është marrë vasaliteti karshi patronëve të tyre”.

“Bashkimi Demokratik premton qytetarët e Komunës së Prizrenit se do të vazhdon të jetë zë i fuqishëm konstruktiv në Kuvendin e Prizrenit ku në vazhdimësi do të denoncoj publikisht për dëmin që I bëjnë institucioneve garnitura aktuale politike”/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt...

Lajmet e Fundit