5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Demaçi i thotë Fules: Ne JO me “Jugo-sllavinë”, se nuk jemi sllavë!

Adem DemaciIsh i burgosuri dhe shkrimtari Adem Demaçi ka reaguar në një prononcim për Agjencinë e Lajmëve Presheva e Jonë pas deklaratave të Fules për një Jugosllavi të dytë.
Pas reagimit të Sali Berishës, për deklartat e Stefan Fules për një “Jugosllavit të re”, ka reaguar edhe veprimtari për çështje kombëtarë, ish burgosuri dhe shkrimtari Adem Demaçi.

Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili mbështet idenë e krijimit të Jugosllavisë së re, e në të cilën parashihet që në të të bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bonje Hercegovina dhe Kroacia.

Pas vdekjes, “Ringjallja” e Jugosllavisë së Re, duke paraqitur planin “Ballkanit Perëndimor” të njohur si G6, çdo ditë e më shumë po vazhdon të spekulohet dhe merr hapësirë në agjencitë e ndryshme të lajmeve, dhe në opinionet e figurave të ndryshme të rëndësishme.

E tërë kjo ka ardhur pas inciativës së Malit të Zi për planin e quajtur Ëest Balkan Six – G6 apo “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor“, pjesë e së cilës do të jenë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës gjoja “synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian”.

Për Adem Demaçin, Jugosllavia që nga vitet 1945 e deri me 1990, për shqiptarët ka qenë njëra ndër regjimet shtypëse dhe me të egra.

“Neve nuk na intereson çfarë plane bëjnë të huajt, të tjerët. Ata kanë planet e veta, ne tonat. Puna e Jugosllavisë njëherë e përgjithmonë ka mbaruar dhe ne shqiptarët kemi derdhur gjak e më vonë kemi festuar që kemi dalë nga ajo. Madje jo vetëm shqiptarët, por edhe të tjerët kanë festuar që ishin viktimë e krimeve, masakrave persekutimeve, burgosjeve në atë “Jugosllavi” dhe mezi kanë pritur të dalin nga ajo. Për zhdukjen e asaj “Jugosllavie” nuk kishin punuar vetëm shqiptarët, por edhe komuniteti ndërkombëtarë, sepse ai shtet me gjitha ato të zeza prishte edhe imazhin e Evropës”, ka thënë Adem Demaçi për “Presheva Jonë”.

Më tutje ai ka shtuar se nëse shtetet sllave dëshirojnë që ta ri-jetësojnë këtë planë atëherë le ta bëjnë të vetme pasi që shqiptarët nuk e kanë ndërmend të futen përsëri aty.

“Ne nuk jemi sllavë, kush të dojë le të shkojë me atë farë Jugosllavie. Ne shqiptarët hyjmë në atë Jugosllavi, vetëm atëherë kur qarri do të bëjë dardha”, ka shtuar Demaçi.

Pikërisht nën regjimin e asaj Jugosllavie, Adem Demaçi kishte vuajtur 28 vjet në burg.

Më Shumë

Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore

Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit të fundit...

Dy personave në Prizren u gjendet pistoletë dhe thikë në çanta

Policia e Kosovës njofton se të hënën është raportuar që te dy persona të dyshuar në çanta u është gjetur një pistoletë me gaz...

Lajmet e Fundit