15.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Thaçi: Të kalojë Projektligji për Veteranët

Thaci-qeveriaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se nuk ka asnjë arsye që të shtyhet miratimi i Projektligjit për Veteranët e UÇK-së.

Thaçi ka thënë se nëse nesër (e hënë), Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nuk e vendos në rend dite këtë projektligj për seancën e ardhshme plenare, atëherë do ta thërras një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për këtë çështje.

“Nesër, Kryesia e Kuvendit ka mbledhje. Unë dua të shpresoj dhe besoj fuqishëm se Ligji për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të hyjë në rendin e ditës. Nuk ka as edhe një arsye më të voglën për t’u shtyrë kjo çështje. Në rast se nuk futet në rend të ditës nesër, atëherë unë do ta thërras një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që ky ligj të kalojë sa më shpejt që është e mundur. Ligji për Veteranët e UÇK-së, është ligj i veteranëve të luftës, i punuar prej tyre, në konsultim me ngushtë me zyrën time dhe i iniciuar nga unë. Tani ka edhe mbështetjen e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe askush nuk ka të drejtë ta politizojë për çështje të politikës ditore apo elektorale” , ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se veteranët janë të të gjitha partive politike dhe se asnjë ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do t’i mohohet kontributi as edhe një minutë.

I pyetur nga gazetarët për amendamentet e LDK-së, që në Projektligjin për Veteranët e UÇK-së të përfshihet edhe Ministria e Mbrojtjes, Thaçi është përgjigjur se historia nuk shkruhet me ligje, por me realitet.

“Ligji përshkruan realitetin e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo historikun e partive politike”, është shprehur Thaçi.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Rexhep Qosja, një gjeni i pavdekshëm

Arben Veselaj/RTK-Radio Javën që shkoi bota shqiptare humbi njërën nga mendjet më të ndritura: Rexhep Qosjen. Qosja qe shkrimtar, kritik, shkencëtar, pedagog, akademik - publicist,...

Lajmet e Fundit