Nuk shtyhet provimi pranues në UP

Suhareke-testi maturesMbajtja e zgjedhjeve më 8 qershor, bëri që Testi i Maturës të shtyhet për një javë. Por zgjedhjet nuk do të ndikojnë edhe në shtyrjen e afatit të provimit pranues në Universitetin e Prishtinës.
Zyrtari për informim në rektorat, Ardian Gola, ka konfirmuar për gazetën Tribuna se shtyrja për një javë e testit të Maturës nuk e afekton dinamikën e punës për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës.
Pavarësisht se në rektorat thonë se nuk pritet shtyrja e afatit të provimit pranues, deri më tani ende nuk është caktuar afati se kur do të mbahet provimi pranues në UP.

Nga ana tjetër, shtyrja për një javë e mbajtjes së testit të Maturës ia ka komplikuar punën Komisionit Shtetëror të Maturës.

Ky komisioni kishte paraparë që me 7 dhe 21 qershor të mbahet testi i Maturës për rreth 43 mijë maturantë.

Por mbajtja e zgjedhjeve më 8 qershor ka shtyrë këtë komision që ta shtyjë mbajtjen e testit, shtyrje e cila i ka ndryshuar rregullat e organizimit të këtij testi.

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit