10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Kate Winslet: 3 fëmijët nuk me pengojnë, koha për karrierë

KateWinslet-nudo teTitanikuKa dy dekada që bën filma dhe shprehet se nuk do lejojë që fëmijët ta vënë përposh dhe të ndalojë karrierën e saj si aktore. Kate Winslet, 38 vjec në një intervistë për Harper’s Bazaar tregon se vërtet ka një numër të konsiderueshëm fëmijësh, por kjo nuk e ndalë në qëllimet e saj. Madje synimi më i fundit është që të rrisë në një nivel tjetër karrierën e saj, pavarësisht se fëmija më i vogël, Bear është vetëm 5 muajsh.

Më një foto me të brendshme dantellë dhe një pallto sipër, Kate në kopertinë shfaqet me deklaratën “Është koha të kthehem”.

Me stilin e viteve ’50, një model si Marilyn Monroe, nëna e 3 fëmijëve, Mia, 13 vjec, Joe, 10 dhe Bera 5 muajsh shprehet se mund të gjejë kohën për të gjitha, ashtu sikundër gjën kohën për të ndërruar pampers.

Madje për të realizuar këtë kopertinë, Kate Winslet me këtë rast bëri dhe thonjtë. “O po ti je një yll kinemaje. Si ka mundësi që nuk i ke bërë thonjtë, më pyetën”, tregon ajo duke qeshur.
kate winslet
Sa i përket suksesit, aktorja thotë se nuk e ndjen veten të suksesshëm derisa shkel mbi tapetin e kuq.
‘Është një vend i cuditshëm ai, nuk ndihem e famshme derisa jam aty. Dhe atojanë castet kur vërtet ndihem e famshme. Pse? Sepse jeta ime është një jetë e vërtetë. E them këtë shpesh sepse dua dhe të tjerët ta besojnë se vërtet je një yll kinemaje, por jeton dhe merr frymë si gjithë të tjerët, falë Zotit”.

Aktorja e cila po afron rreth të 40-ve thotë se nuk e ka frikë plakjen. “Jam gati 40 vjec dhe më shijon të plakem”.

Më Shumë

Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme me fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore,...

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Lajmet e Fundit