6 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

“Frazeologjizmat popullore në pollog”

Frazeologjizmat popullore“Frazeologjizmat popullore në pollog” (Pjesa e dytë) është libri i radhës i autorit Remzi Emshiu.

Gjuha e njësive frazeologjike ka veçoritë e të folmes popullore të Pollogut. Përdorimi i çdo njësie frazeologjike popullore është paraqitur në një fjali në gjuhën e popullit të trevës, më pas i është dhënë edhe shpjegimi në gjuhën standarde. Për arsye teknike dhe për të mos e rënduar tekstin, nuk e pamë të arsyeshme t’i japim të gjitha veçoritë dialektore të kësaj treve.

Pollogu, aq i pasur me krijime popullore nga më të ndryshmet, natyrisht është një trevë e pasur edhe me frazeologjizma, nëpërmjet të cilave, herë me një humor të lehtë, herë me një ironi të mprehtë, flitet për dukuri e vese të ndryshme, për virtyte të larta të njeriut tonë si dhe për raporte të ndryshme shoqërore.

Frazeologjizmat, si krijime të bukura e të fuqishme figurative, janë një thesar i çmuar i gjuhës sonë.

Pollogu është i pasur me shprehje frazeologjike të cilat janë ruajtur dhe ruhen edhe pse tani në masë më të vogël, sepse gjeneratat e vjetra po ndërrohen me të rejat dhe ruajtja e këtyre shprehjeve të bukura popullore frazeologjike, (fjalëve të urta, legjendave, këngëve popullore, anekdotave, riteve familjare etj.), është shumë e vështirë, si tërësi mund të ruhen vetëm të shkruara.

Në këtë vepër disa nga frazeologjizmat janë rezultat të anegdotave popullore, nëpërmjet të cilave shprehet një mendim i plotë, i mprehtë dhe i fuqishëm, që përgjithëson përvojën e shumë brezave dhe zakonisht përmban një mësim të urtësisë popullore për jetën, për një fakt historik a një raport shoqëror, për një botëkuptim a një normë morale, për një virtyt ose vese të ndryshme.

Mësimi, porosia dhe shprehja e mendimit shoqëror nëpërmjet njësive frazeologjike jepen në mënyrë të qartë, o drejtpërdrejt, o nëpërmjet një gjuhe specifike, simbolike, metaforike, duke ushtruar një ndikim mjaft të fuqishëm dhe të efektshëm emocional dhe edukativ te njeriu i sotëm.

Vepra “Frazeologjizmat popullore në Pollog” (pjesa e dytë) besoj se, edhe kështu siç është, do të jetë një ndihmesë e mirë për ata që e kanë në zemër studimin me themel të shqipes.

Përcaktimi im për këtë trevë, nuk do të thotë se ky thesar u përket vetëm krijuesve popullor të Pollogut. Përkundrazi, këto frazeologjizma mund të merren si pasuri e përbashkët e gjithë popullit shqiptar, sepse, siç dihet, ato kanë një shtrirje të gjerë në të gjitha trevat e banuar me shqiptar.

Shfrytëzoj nga rasti që t’ju shpreh mirënjohje të gjithë rrëfyesëve popullor dhe recensuesve për vlerësimin e tyre.

Më Shumë

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Lajmet e Fundit