14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

AAK në Prizren pa asnjë deputet në Parlament

Lulezim KabashiiAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, nuk ka arrit të fitojë asnjë vend në Parlamentin e Kosovës. Kandidatët e këtij subjekti politik në këtë qytet, kanë dalë humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve të 8 qershorit. Ata janë të vetmit në Prizren, që nuk arritën të fitojnë vota për në Parlament.

Prizreni për herë të parë do të përfaqësohet me shtatë kandidatë në Parlamentin e Kosovës.

Në zgjedhjet e 8 qershorit të gjitha subjektet politike kanë arrit të dërgojnë së paku një kandidat në Parlamentin e Kosovës, përjashtuar AAK-në. PDK do të përfaqësohet me tre deputet, LDK dhe VV me nga një deputet dhe Nisma për Kosovë me dy deputetë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren në zgjedhjet e fundit është përballë me shumë sfida. Emërimi i Lulëzim Kabashit në postin e kryetarit të Degës, fillimisht kishte shkaktuar përçarje brenda kësaj dege. Në shenjë revolte, disa anëtarë dhanë dorëheqje nga Kryesia. Por, kjo nuk ishte sfida e vetme e AAK-së në Prizren. Ky subjekt politik u përballë edhe me goditjet e PDK-së, e cila ia mori anëtarët dhe kryetarët e disa degëve.

Kryetari Lulëzim Kabashi, në shenjë revolte,ndërkaq kërcënoi PDK-në me prishjen e koalicionit lokal. Pavarësisht kërcënimit të tij, PDK-ja vazhdoi të dëmtojë AAK-në në Prizren.

Kabashi deri më tash nuk ka treguar arsyet e humbjes së Degës të cilën e drejton.Burimet brenda AAK-së në Prizren, tregojnë për “PrizrenPress” se anëtarët e Kryesisë nuk janë të kënaqur me performancën e kryetarit të Degës, Lulëzim Kabashit.

“Ardhja e Kabashit në krye të Degës i ka shkaktuar shumë dëme AAK-së”.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj kishte emëruar Lulëzim Kabashin në krye të Degës së AAK-së në Prizren. Emërimi i tij, ishte bërë pa iu nënshtruar zgjedhjeve të brendshme. Kabashi para se të emërohet kryetar i Degës së AAK-së, ka qenë kryetar i Degës së LDD-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit