16.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Shqipëri: Deputetët e opozitës pritet të mos marrin pjesë në seancë

Kuvendi-shqiperiseSeanca e sotme e Kuvendit parashikon një axhendë të ngjeshur pune, ku përfshihet diskutimi i një numër pr/ligjesh ekonomike dhe sociale.

Mes tyre janë ndryshimet në ligjin “Për shërbimin publik të varrimit”, ratifikimi i dy marrëveshjeve mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, ndryshimet në disa ligje fiskale etj, qe janë disa nga pikat e rendit të ditës së punimeve të parlamentit, transmeton BW.

Seanca e sotme ka në rend dite edhe pr/rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2013”.

Ndërkohë, deputetët e opozitës pritet të mos marrin pjesë në seancën e sotme pas bojkotit të paralajmëruar një javë më parë, për shkak të konfliktit fizik mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.

RENDI I DITES
1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 10.07.2014
2.Pr.ligji “Per sherbimin publik te varrimit”
3.Pr.ligji “Ratifikimin e marrev. së huas me BERZH”
4. Pr/ligji “Për ratif. e marrëv. per huan e politikes me BERZH”
5. Pr/ligji “Për përfsh e personave me aftësi të kufizuara”
6. Pr/ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”
7. Pr/ligji “Për procedurat tatimore”
8. Pr/ligji “Për sistemin e taksave vendore”
9. Pr/ligji “Për taksat kombëtare”
10. Pr/ligji “Për mbledhjen e kontrib. të sig”
11. Pr/ligji “Për dëmshpërb. e ish të dënuarve politikë”
12. Projektligji “Për Policinë e Shtetit”
13. Pr/ligji “Për koncesionet dhe partn.publik privat”
14. Projektligji “Për pajisjet mjekësore”
15. Pr/ligji “Për profesionet e rregulluara”
16. Pr/ligji “Për ratif. e marrësesh per programet komunitare”
17. Dekret “Për karrierën ushtarake në FA”
18. Pr/rezol “Për vlerësimin e veprimtarisë së ERU”
19. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

Më Shumë

Sot varroset i riu nga Vërmica e Malishevës, që vdiq disa ditë pasi u lëndua në vendin e punës

Editon Gashi, i riu nga Vërmica e Malishevës, ka ndërruar jetë pasi disa ditë më parë u lëndua duke rënë në vendin e punës. Lajmin...

Malisheva nis ndërtimin e qendrës për të moshuar dhe fëmijë me nevoja të veçanta – investim mbi 3 milion euro

Një ditë e veçantë për qytetarët e Malishevës! Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, ka nënshkruar marrëveshjen dhe ka vënë gurthemelin e projektit “Ndërtimi i...

Lajmet e Fundit