20.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

E duam VV-në në Qeveri

AhmetIsufi-AAKBlloku trepalësh LDK-AAK-Nisma shpreson ende që ta përfshijë Lëvizjen Vetëvendosje në Qeveri, me pretendimin për ta drejtuar vendin në mandatin e ardhshëm, edhe pse disa tentativa për marrëveshje kanë dështuar.

Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, thotë se është dëshirë e koalicionit paszgjedhor që të ketë përafrim të qëndrimeve, me qëllim të formimit të një Qeverie stabile.

Duke folur për Politiko.net, Isufi pohon se janë të hapur që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vazhdojnë bisedimet me Vetëvendosjen.

“Ne do të jemi në kontakt me Vetëvendosjen dhe do të shohim pas vendimit të Gjykatës se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm.”

“Dëshira jonë është që të përafrohen qëndrimet, në mënyrë që të kemi një Qeveri stabile, e cila garanton funksionim normal të shtetit”.

“Normalisht që ne jemi të interesuar që ta bëjmë një marrëveshje, e cila është garantuese e funksionimit të Qeverisë, në mënyrë që Kosova të ketë institucione të qëndrueshme”.

“Besojmë që do të ketë marrëveshje me Vetëvendosjen, duke pasur parasysh interesat e vendit. Do të komunikojmë dhe do të jemi shumë të hapur, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme për institucione të vendit”, thotë Ahmet Isufi për Politiko.net.

Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë të qartë Bllokut Opozitar se nuk do të pranojë të hyjë në Qeveri nëse nuk e lejojnë që ta udhëheqë Dialogun vetë. Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se nga pesë kriteret që ka vënë kjo Lëvizje, ka mbetur vetëm edhe çështja e Dialogut që të pranohet nga Koalicioni LDK-AAK-Nisma.

Sipas tij, nuk ka ndonjë arsye që ky kusht të mos pranohet.

I pyetur nëse Blloku do të pranojë që Dialogu të drejtohet nga Vetëvendosje, Ahmet Isufi nuk ka dashur të përgjigjet konkretisht, por ka thënë se dëshirojnë që të ketë një gjithëpërfshirje të spektrit politik, LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri dhe një funksionim normal.

“Ne dëshirën e kemi që të kemi një gjithëpërfshirje të spektrit politik të Kosovës, në këtë rast të partive në Koalicion dhe Vetëvendosjes po ashtu, në mënyrë që vendi të ketë një qëndrueshmëri dhe një funksionim normal”.

Por, çka nëse Vetëvendosje nuk nuk arrihet, megjithatë, marrëveshja me Vetëvendosjen?

“Nuk paragjykojmë negativitet. Përkundrazi, ne jemi të interesuar që të kemi një Qeveri stabile, me një përbërje sa më të madhe të votës dhe me institucione stabile”, thotë Ahmet Isufi për Politiko.net.

Fjalë kyçe: Ahmet Isufi, Blloku LDK AAK Nisma, Lëvizja Vetëvendosje

Më Shumë

Shkurte Fejza emocionon me këngën ‘Zemra e djegun’, ua kushton shqiptarëve në Turqi

Një ndër këngëtaret me zë të paharrueshëm e këngë të pavdekshme, Shkurte Fejza, ka publikuar këngën e saj më të re. "Zemra e djegun", mban titullin...

Mbi 1,700 gjoba për shkeljet e trafikut në rajonin e Prizrenit

Policia  ka zbatuar një sërë aktivitetesh në kuadër të planit operativ “Rrethi 2024” gjatë periudhës 9-15 shtator. Këto operacione përfshinë patrullimin dhe kontrollin në...

Lajmet e Fundit