Mustafës i këshillohet tërheqja nga kandidatura për kryeparlamentar

Isa Mustafa LDKVendosmëria apo kokëfortësia politike e tre liderëve të bllokut LDK, AAK dhe Nisma që sërish të provojnë zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit, mund të çojë në shkelje të sërishme të Kushtetutës. Kështu të paktën mund të jetë epilogu në rast se Isa Mustafa përfundimisht vendos që të futet në rrethin vicioz dhe të rikandidohet nga blloku i treshes për postin e kryekuvendarit, ani pse Gjykata Kushtetuese e ka thënë qartë që nominimi për këtë post duhet të vijë nga Grupi më i madh Parlamentar.

Kryetarët e LDK-së në dy raste i kanë humbur betejat në Gjykatën Kushtetuese. Fillimisht, ishte Fatmir Sejdiu ai i cili me mbajtjen e dy posteve, atë të presidentit të shtetit dhe kryetarit të LDK-së, ishte cilësuar si shkelës i kushtetutës. Kurse më pas Isa Mustafa i cili ishte zgjedhur përmes procedurave jo kushtetuese në postin e kryetarit të Kuvendit më 17 korrik.

Andaj, insistimi i bllokut që Isa Mustafa të rikandidohet për kryetar të Kuvendit, duket se ka pas vetës edhe rrezikun e madh, pasi që në rast se PDK do t’i drejtohej sërish Kushtetueses dhe do të vërtetohej sërish shkelje procedurale e kushtetuese, atëherë Mustafës nuk do t’i mbetej mbase zgjidhje tjetër pos dorëheqja. E dorëheqja e tij, më pas mund të trondiste LDK-në dhe koalicionin e saj me AAK-në dhe Nisma/tribuna./

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit