17.5 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Kadri Kryeziu, do të ‘shpërblehet’ me postin e Rektorit të UPZ-së!

Kadri KryeziuAnëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu është kandidati më serioz për të marrë drejtimin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Blic burime të afërta me procesin e përzgjedhjes së rektorit të ri.

Sipas këtyre burimeve, Kryeziu e ka mbështetjen e fuqishme të lidershipit të PDK-së.

“Kadri Kryeziu ka një mbështetje të fuqishme të lidershipit të PDK-së, sidomos të kryeministrit Hashim Thaçi, prandaj edhe i ka gjasat më të mëdha”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, gjasa të mira ka edhe ish- deputeti i PDK-së, Ramë Vataj, mirëpo për shkak se ky është anëtarë i partisë, nuk ka edhe shumë mbështetje. “Ramë Vatajt i është thënë që të mos kandidoj sepse do të jetë e vështirë që ai të zgjedhet rektor për shkak se është anëtarë i PDK-së”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, Kadri Kryeziu ishte parë edhe në fushatën e fundit elektorale të PDK-së, çka bëri pastaj që ky i fundit të mos jetë pjesë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e asaj se kujt i takon mandati për formimin e qeverisë dhe për çështjen e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Pos tyre, në garë për të parin e UPZ-së janë edhe: Lirak Karjagdiu, Isuf Musliu, Gani Gjini, Florije Govori-Fejzullahu, Fahredin Shabani dhe Nagip Skenderi, i cili një kohë ishte edhe sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Të hënën e ardhshme pritet që të intervistohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për të parin e UPZ-së, në mënyrë që pastaj Këshilli Drejtues të vendos për kandidatin më të mirë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Blic, zëdhënësi i UPZ-së, Ramadan Baraliu.

“Zgjedhja e rektorit të Universitetit do të bëhet në bazë të dinamikës së përcaktuar nga ana e Këshillit Drejtues të Universitetit. Senati e ka caktuar një Komision profesional që do të merret me shqyrtimin e aplikacioneve dhe do të paraqet një raport në Këshillin Drejtues. Këshilli Drejtues më 15.09.2014 pritët të bënë intervistimin e kandidatëve që do të futen në listën e ngushtë dhe do të vendos për zgjedhjen e rektorit të Universitetit për mandatin e ardhshëm”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Ndryshe Universiteti i Prizrenit, “Ukshin Hoti” tash e sa muaj është me ushtrues detyre të rektorit për faktin se Mazllum Baraliu kishte dhënë dorëheqje, për shkak menaxhmenti i UP-së të gjithë profesorëve u kishte kërkuar që të zgjedhnin, që ose të mbesin profesor në UP ose të mbanin pozitat udhëheqëse.

Më Shumë

Zafir Berisha ushtron të drejtën e votës: Zgjedhjet janë festa e demokracisë!

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e votës, duke bërë thirrje për pjesëmarrje...

Parandalohet rast i shmangies doganore në Vërmicë

Gjatë kontrolleve të rregullta në Pikën Kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë identifikuar një rast të tentativës për shmangie të obligimeve doganore, raporton PrizrenPress. Sipas...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit