3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Pak interesim për shkollat profesionale

Shkollat e mesme profesionaleShkollat e mesme profesionale në vend ofrojnë shumë mundësi për të kryer punën praktike.

Por, pavarësisht kësaj, udhëheqës të këtyre institucioneve arsimore thonë se interesimi i të rinjve për të ndjekur shkollimin aty mbetet i vogël.

Udhëheqësit e shkollës së mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeçovi”, si dhe asaj Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Abdyl Frashëri”, theksojnë se duhet të largohen paragjykimet nga vetë prindërit e fëmijëve për shkollat profesionale, pasi sipas tyre teknologjia që ofrohet në këto institucione është me standarde evropiane, transmeton RTK.

“…Praktika profesionale kryhet ashtu siç kërkohen normat e jashtme, sepse donacionet bazë i kemi pasur të jashtme, kemi ekspert gjerman që bashkëpunojnë me neve, mbajnë trajnime edhe me mësimdhënës edhe me nxënës. Kjo është një shkollë e mirë, ku nxënësit përgatiten drejpërdrejt për tregune punës. Bile, bile kam problem me klasët e fundit se ata nxënës që i dërgojë në praktikë jashtë edhe punësohen…”, shprehet Faik Salihu, drejtor i Sh.M.L Profesionale “Shtjefën Gjeçovi”.

Nxënësit që përfundojnë shkollimin e mesëm të lartë nëpër drejtime të ndryshme profesionale marrin diploma me të cilat janë të gatshëm që të hyjnë menjëherë në tregun e punës.

“…Ne në bashkëpunime me organizatat e ndryshme marrim pjesë në të gjitha panairet që organizohet në Kosovë, sidomos në Prishtinë, panaire të Agrobiznesit dhe pjesmarrja jonë ka ndikuar që me prodhuesit e ndryshëm kemi lidhur kontrata të shumta, me qëllim që nxënësit kur ta përfundojnë shkollimin këtu menjëherë e gjejnë edhe vendin e punës…” thotë Bekë Mulaj, drejtor i Sh.M.L Agrobiznesit dhe Tekonologjisë “Abdyl Frashëri”.

Në shkollën e mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeçovi” ofrohen drejtime në makineri, komunikacion dhe tekstil. Këtu brenda vitit janë paraparë të pranohen rreth 400 nxënës, por deri më tani janë pranuar vetëm 250. Ndërsa në shkollën e mesme të lartë të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Abdyl Frashëri”, ku ofrohen drejtime si agrobiznes, mbrojtje të bimëve, teknologji ushqimore, veterinari për këtë vit shkollor kanë paraparë të pranojnë rreth 200 nxënës, prej të cilëve kanë mbetur edhe 60 vende të lira.

Konkursi për pranimin në këto dy shkolla profesionale do të jetë i hapur deri në fundin e këtij muaji.

Më Shumë

“Me armë në studio pas mosmarrëveshje rreth një borxhi”- Ja si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit