23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Komuna e Mamushës me ngecje në transparencën buxhetore

Mamusha5-16Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, “EC Ma Ndryshe” gjatë javëve të fundit ka përcjellë zbatimin e kërkesave ligjore të konsultimit me publikun gjatë procesit të hartimit të buxhetit.

Elmedina Baxhaku, monitoruese e OJQ-së “EC Ma Ndryshe” tha se ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, por edhe Qarkoret buxhetore të Ministrisë së Financave përcaktojnë format e konsultimit me publikun që duhet të zhvillohen gjatë procesit të hartimit dhe miratimit të buxhetit komunal. Ky konsultim me publikun ka për qëllim që të kontribuojë në ndarjen më të drejtë të burimeve të kufizuara financiare të komunës me hartimin e një buxheti komunal që pasqyron prioritetet e qytetarëve, si dhe përkushtimin e komunës ndaj parimeve të qeverisjes së mirë, sikurse që janë transparenca dhe llogaridhënia.

“Siç udhëzojnë Qarkoret buxhetore të MF-së, gjatë hartimit të kornizës afatmesme buxhetore, Qeveria Komunale duhet të mbajë konsultime me qytetarët, duke përfshirë dëgjimet publike për të diskutuar prioritetet dhe strategjitë orientuese të buxhetit. Ndërsa para miratimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), Komiteti për Politika dhe Financa i KK-së duhet të mbajë mbledhje publike për të diskutuar prioritetet financiare dhe strategjitë”, thotë Baxhaku.

Sipas udhëzimeve në qarkoret e MF-së dhe dispozitave të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, pasi ekzekutivi të dorëzoj buxhetin e propozuar në Kuvendin e Komunës, ku afati i fundit ka qenë 1 shtatori, edhe Kuvendi i Komunës duhet të mbajë një apo disa dëgjime publike e të paralajmëruara me kohë për të siguruar pikëpamjet e qytetarëve për buxhetin, si dhe për të marrë parasysh dhe rishikuar ato sipas nevojës.

“Në bazë të monitorimit del se ekzekutivi lokal i Mamushës deri më tani nuk i ka përmbushur obligimet e përshkruara më lartë në procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2015 dhe KAB-it 2015-2017. Zyrtarët komunal kanë theksuar se vetëm KPF-ja do të mbaj një diskutim publik me qytetarë, me inicim të KDI-së, gjatë javës së ardhshme. Ndërkohë afati për miratim dhe dorëzim të buxhetit komunal në MF është jo më vonë se 30 shtatori”.

“EC Ma Ndryshe” përkujton edhe një herë se transparenca në procesin e buxhetimit të një komune është jetike për vlerësimin e përgjithshëm të transparencës në një komunë.
Prandaj duke i marrë parasysh këto të gjetura, EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e Mamushës që:
– Të nisë zbatimin e menjëhershëm të të gjitha obligimeve ligjore për transparencë gjatë përgatitjes së buxhetit dhe KAB-it;
– Të përfshijë shoqërinë civile në organizimin e dëgjimeve dhe mbledhjeve publike për diskutimin e buxhetit;
Gjithashtu, EC Ma Ndryshe rekomandon Kuvendin Komunal të Mamushës që të mbajë një apo më shumë dëgjime publike për të siguruar pikëpamjet e qytetarëve për buxhetin komunal./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetaksident në rrugën Qafë Duhël – Suharekë, kamioni bie poshtë rrugës

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të Suharekës, raporton Sinjali. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën Qafë Duhël të...

Robin Krasniqi i çeliktë ndaj Jorge Silvas

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë. Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve. Ai ishte më...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit