Komuna e Rahovecit kërcënon me ndëshkim këshilltarët borxhlinj

Komuna e Rahovecit-vehapiAutoritetet komunale të Rahovecit kërkojnë kryerjen e obligimeve ndaj shtetit. Ata janë të vendosur t`i ndëshkojnë këshilltarët komunalë, të cilët nuk i kanë shlyer obligimet e tatimit në pronë.

Këtë e ka paralajmëruar drejtori i Buxhetit…, Lulzim Sylejmani, në një seancë të KK-së. Sylejmani ua ka bërë të qartë këshilltarëve të KK-së dhe drejtorëve komunalë të Ekzekutivit se nëse deri në mbledhjen e radhës të KK-së nuk i shlyejnë borxhet për tatimin në pronë, Komuna është e detyruar ta bëjë publikimin e emrave të këshilltarëve borxhlinj, shkruan Koha Ditore.

Nga ana tjetër, disa këshilltarë dhe shoqëria civile janë shprehur krejt ndryshe lidhur me këtë kërcënim të drejtorit të arkës komunale.

Për këshilltarin e LDK-së në KK, Selim Duraku, ky është një lloj kërcënimi i Sylejmanit, sidomos për ata nga Krusha e Madhe, nga është edhe vetë ai. Sipas tij, pas Rahovecit ky fshat është zona e dytë kadastrale që mbush arkën komunale nga të hyrat vetjake, me gjithë faktin se këtë vit nuk është bërë asnjë investim kapital në infrastrukturën e Krushës.

Këshilltari opozitar nga AAK-ja, Përparim Krasniqi, pasi thotë të ketë kryer obligimin e tatimit në pronë, ka shtuar se do të ishte mirë që për shkak të transparencës të bëhen publike borxhlinjtë e drejtorëve komunalë dhe të vazhdojë edhe me të tjerët.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit