Blloku s’e përjashton takimin, por marrëveshjen me Thaçin

Thaci e haradinajPas takimit të mbrëmshëm liderët bllokut kanë vazhduar edhe sot takimet, bën të ditur KTV.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë duke u përgatitur që ta sqarojnë anën ligjore për të vazhduar zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve në seancën e ardhshme.

Ai ka shtuar se këtë javë do t’i qartësojnë qëndrimet dhe veprimet se si do të veprohet në këtë proces. Haradinaj ka thënë se ata mund të kenë takim me kreun e PDK-së Hashim Thaçin, por ka shtuar se nuk mund të ketë marrëveshje dhe se ky qëndrim është i prerë nga ana e bllokut. “Nuk do të ketë ri definim të bllokut sepse marrëveshja është shumë në rregull problemi është te PDK-ja dhe Thaçi”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së, u shpreh se askush prej kryeqendrave nuk kërkon të qeverisim bashkë me Hashim Thaçin. “Nuk ka fuqi ne botë që mund të na detyrojë të bëjmë koalicion me PDK-në. Ne nuk kemi thënë që s’do të takohemi ndonjëherë me Thaçin, por nuk e duam atë si partner të koalicionit. Nuk mund të bëhet koalicion me një parti që po e shkatërron shtetin. Është koha që PDK të reflektojë dhe të lëshojë rrugë”, ka theksuar ai.

I pyetur se pse nuk e kanë shfrytëzuar Blloku të drejtë që të kërkojë sqarim nga Gjykata Kushtetuese dhe jo minoritetet, ai tha se edhe minoritetet e kanë këtë të drejtë.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit