3.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

VLAN-i konsideron se PDK-ja po rrëshqet drejt shkeljes së Kushtetutës

Brovina-RugovaMe mosthirrjen e vazhdimit të seancës pas tërheqjes nga pozita e kryeparlamentarit, blloku vlerëson se PDK-ja është duke rrëshqitur drejt shkeljes kushtetuese.

Jo vetëm që e cilësojnë shantazh kërkesën e PDK-së për marrëveshje në pako që do të nënkuptonte konsolidimin e kuvendit dhe qeverisë, por thonë se kjo është e papranueshme, raporton KTV.

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka thënë se Blloku kërkon ndërhyrjen e presidentes dhe hyrjen në afatet kushtetuese, proces ky të cilit, sipas tyre, po i frikohet PDK-ja. Kushtëzimet e PDK-së, sipas tij, mund të çojnë atë në konsumimin e të drejtës për kryeparlamentarin. E për të zgjidhur hezitimin e kryesues Flora Brovina që të kryej detyrën, opsion i bllokut mbetet Gjykata Kushtetuese.

Partneri tjetër i koalicionit, Vetëvendosje, thotë se hapin më të rëndësishëm deri tash e ka bërë blloku, duke hequr dorë nga kryeparlamentari.

Ndërkohë për thirrjen e seancës ka folur edhe ambasadori britanik, Ian Cliff. Ai ka thënë se seanca do të duhej të mbahej sot, pasi që blloku tashmë ka hequr dorë nga pozita e kryeparlamentarit.

E meqë ekziston propozimi për kryeparlamentarin, sipas diplomatit britanik, kuvendi do të duhej të takohej sot. Ai ka thënë se nuk ekziston asnjë arsye për shtyrjen e këtij procesi.

Thirrjen e shpejtë të seancës e kërkon edhe Albert Krasniqi nga Instituti KIPRED. Ai thotë se tashmë kemi pozicione të qarta dhe do të duhej që presidentja t’ia bënte me dije Flora Brovinës që të thërrasë vazhdimin e seancës, përcjell Koha.net. PDK-ja ka deklaruar se nuk do të thërrasë në asnjë rast vazhdimin e seancës pa pasur edhe një marrëveshje për formimin e qeverisë.

Megjithëse këto procese janë krejtësisht të ndara, PDK-ja po vazhdon të shfrytëzojë kryesuesen e rastësishme nga radhët e saj, Flora Brovina, që të mbajë peng këtë proces.

Në rast se PDK-ja vazhdon të kushtëzojë këtë proces me një marrëveshje për qeverinë, tashti pas heqjes dorë nga posti i kryetarit të kuvendit, blloku thotë se mund ta përdorë edhe mundësinë e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës.

Më Shumë

Evakuohen dy familje në Xërxë të Rahovecit që ndodheshin në zonën e rrezikuar nga vërshimet

Dy familje në Xërxë të Rahovecit janë evakuuar pasi ishin në zona të rrezikuara nga vërshimet. Në evakuimin e tyre morën pjesë pjesëtarë të FSK-së,...

Vetura godet këmbësoren në vija të bardha në Prizren – pëson lëndime të rënda

Policia e Prizrenit njofton se me datën 10 janar 2026, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në rrugën...

Lajmet e Fundit