Haziri: Haradinaj për Kryeministër nga zemërgjerësia e LDK-së

LutfiHaziri5-30Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, paralajmëron ndryshimin e marrëveshjes brenda Bllokut, duke thënë se ka ardhur koha që LDK të marr rolin e saj konform besimit që i është dhënë nga votuesit. Ai thotë se Ramush Haradinaj u nominua si kandidat për Kryeministër si rezultat i zemërgjerësisë së LDK-së.

Haziri ka thënë për RTV 21 se LDK do të punojë që të marrë përgjegjësi në shtet.

“Neve votuesit na kanë nxjerrë partinë e dytë politike. Duke qenë parti e dytë, na kanë detyruar të bëjmë kompromise dhe angazhime të tjera politike”, tha ai.

“Me vetë faktin që votuesit ia kanë dhënë LDK-së vendin e dytë në Parlament, ata e kanë determinuar edhe rrugën tonë politike”.

“Do të punojmë shumë që ta zgjidhim këtë, ta forcojmë rolin e LDK-së dhe të marrim përgjegjësi në shtet, në mënyrë që të jemi korrekt edhe ndaj z. Haradinaj si i nominuar me 9 dhe 10 qershor nga ana e Koalicionit. Por, ka qenë zemërgjerësia dhe kompromisi i LDK-së që e ka bërë”, ka thënë Haziri.

Më Shumë

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

DokuFest shpall 10 projektet e përzgjedhura për Short Film Forum 2026

DokuFest ka bërë të ditur përzgjedhjen e dhjetë projekteve që do të marrin pjesë në edicionin 2026 të Short Film Forum, i cili do...

Lajmet e Fundit