14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Shqipëria nuk e ka në program bashkimin me Kosovën

IsmailKadare6-30Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, ka thënë se aktualisht shteti shqiptar nuk e ka në program bashkimin me Kosovën
Kadare, në një intervistë për gazetën italiane, “La Repubblica”, ka thënë se një ditë urrejtja në Ballkan do të zhduket, duke përqafuar evropianizimin.

Ai nuk ka dashur ta parashikojë fatin e Shqipërisë dhe të Kosovës në të ardhmen, por ka thënë se aktualisht shteti shqiptar nuk e ka në program bashkimin me Kosovën.

Ka mohuar çfarëdo paralelizmi ndërmjet Kosovë e Krimesë. Shfaqjen e elementit radikal islamik në Kosovë e sheh me ndikim të kufizuar dhe për një periudhë kohe të kufizuar, përcjell sot Koha Ditore.

Sipas Kadaresë, kjo do të jetë vetëm një valë kalimtare. Në qendër të mendimeve të shkrimtarit Ismail Kadare gjithmonë është Shqipëria, e ardhmja e saj, shpresa që vendi të mundë të hyjë sa më parë në Bashkimin Evropian. /Koha Ditore/

Më Shumë

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Lajmet e Fundit