“Jerusalemi i PDK-së” pa ministër në Qeverinë e Kosovës

PDK-fushate ne PrizrenEdhe pse morri votat e rreth 18 mijë qytetarëve të Prizrenit dhe e konsiderojnë si “Jerusalem të partisë”, Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka parë të rrugës që ndonjë post ministror të rëndësishëm të ja besoj ndonjë politikani nga ky rajon.

Në fakt, Edita Tahiri është emëruar në postin e ministres, por e cila nuk ka portofol. Ky është mandati i dytë që PDK nuk ka asnjë ministër në Qeverinë ku bën pjesë, transmeton Telegrafi.

Por, as Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila drejton Qeverinë me kryeministrin, Isa Mustafa, nuk ka emëruar në postin e ministrit politikan nga ky qytet, ani pse i morri mbi 11 mijë vota të qytetarëve të Prizrenit.

Mbetet të shihet nëse ndonjë prej zëvendësministrave, përkatësisht prej 42 vendeve ‘të lira’ do t’iu besohet prizrenasve nga këto dy subjekte politike.

Më Shumë

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit