Opozita, zë i fuqishëm në monitorimin e qeverisë

Qeveria Mustafa-kuvendDeputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të jenë më të ashpër në kontrollin dhe kritikat që do t’i bëjnë Qeverisë Mustafa, sidomos deputetët e opozitës.

Ata thanë se do të jenë gjithmonë aty për t’ia bërë Qeverisë punën më të vështirë. Aida Dërguti, deputete nga radhët e “Vetëvendosjes”, tha se një nga premtimet kryesore të Thaçit dhe Mustafës ishte rritja e punësimit. “Thaçi premtoi 200 mijë vende të reja të punës, Mustafa 120 mijë.

Në televizion Isa Mustafa tha se këto shifra ishin objektiva të përmendura në fushatë, por për realizimin e tyre janë një mori faktorësh që ndikojnë. Pra, e pranoi edhe vetë se ishin thjesht premtime të fushatës sa për ta mashtruar popullin e Kosovës, dhe realizimi i këtij premtimi është i pamundur”, thotë Dërguti./Kosova sot/

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit