“Ida” e Pawlikowskit fiton Çmimet Evropiane të Filmit

Ida e Pawel PawlikowskiKryeqyteti i Letonisë, si kryeqyteti kulturor për sivjet, mbrëmë ka qenë nikoqir i ndarjes së Çmimeve Evropiane të Filmit, të ndara nga Akademia Evropiane e Filmit.

“IDA”, me regji të Pawel Pawlikowskit ka marrë troufeun kryesor të natës, ndërsa francezja Marion Cotillard ka marrë çmimin e aktores më të mirë, për rolin e saj në “Two days, one night”, transmeton KultPlus.

Çmimin FIPRESCI e ka marrë filmi “Plemya” ndërsa dokumentari i vitit është shpallur “Master of the Universe” nga Marc Bauder. Timothy Spall është shpallur aktori më i mirë.

Në këtë çmime Kosova nuk është zgjedhur si finaliste dhe as nuk ka pasur filmin e saj përfaqëues në listën e ngushtë. Agnes Varda morri shpërblimin për vepër jetësore, ndërsa Steve McQueen ka marrë mirënjohjen speciale për arritje në kinema botërore.

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit