Braçe: Isa Mustafa nuk u votua në Kosovë si fitues

Erjon Braçe“Nëse sjellja e Isa Mustafës ndaj atyre që e kundërshtojnë është si gjuha e tij e dhunshme,madje e dënueshme, si ndaj akademikut Rexhep Qosja, atëherë; Kosovën e pret një e ardhme e rende, arrogante”.

Kështu e ka nisur postimin e tij në rrjetin social Facebook, Erjon Braçe, deputet i PS.

Më tej Braçe ka vijuar komentin e tij duke shkruar: “Së dyti të mos harrojmë; Isa Mustafa nuk është votuar nga shqiptarët e Kosovës të jetë kryeministër, përkundrazi ai u votua nga ata si humbës!! Dhe jo një here!! Në anën tjetër, fyerja nuk është as dëshmi e as e zëvendëson atë!! Ai i ka borxh shqiptareve të Kosovës një rrëfim të qartë, të drejtë e të ndershëm për punët e tij në Ish-Jugosllavi. Si qytetar as që ja kërkonte kush, por si kryeministër e ka detyrim!!”, shkruan Braçe.

Më Shumë

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit