Ja kush janë deputetët që zëvendësojnë ministrat

KQZ-kosoveeKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka bërë publik emrat e rinj të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që do të zëvendësojnë deputetët, të cilët kanë marrë poste ministrore ose poste të tjera publike.

Sipas një komunikate të KQZ-së thuhet se në përgjigje të kërkesës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të certifikuar në zgjedhjet e 8 qershorit 2014.

PDK:
– Nait Hasani të zëvendësojë Hashim Thaçin;
– Shaip Muja të zëvendësojë Hajredin Kuçin;
– Hajdar Beqa të zëvendësojë Arsim Bajramin;
– Fadil Demaku të zëvendësojë Memli Krasniqin; dhe
– Salihe Mustafa të zëvendësojë Edita Tahirin.

LDK:
– Murat Hoxha të zëvendësojë Isa Mustafën;
– Agim Kikaj të zëvendësojë Kujtim Shalën;
– Bardhyl Meta të zëvendësojë Haki Demollin;
– Milazim Haliti të zëvendësojë Avdullah Hotin, dhe
– Synavere Rysha të zëvendësojë Hykmete Bajramin.

Lëvizja Vetëvendosje:
– Faton Topalli të zëvendësojë Dardan Sejdiun, i cili ka zgjedhur të mbetët nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

“Kosova Demokratik Turk Partisi” (KDTP):
– Fikrim Damka të zëvendësojë Mahir Jagcilar.

“Koalicija VAKAT”:
– Cerim Bajrami të zëvendësojë Rasim Demirin.

Më Shumë

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Lajmet e Fundit