7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Shuhet shkrimtari Skënder Drini

Skender-DriniShkrimtari i njohur, Skënder Drini, është ndarë dje nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Orët e fundit ishte shtruar në Repartin e Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe gjendej në koma. Ka lindur në Voskopojë të Korçës dhe ka kryer Universitetin e Tiranës.

Ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel dhe Shkodër përgjatë viteve 1954-‘82. Ka shkruar për fëmijët, të rriturit, por nuk ka lënë pas as esetë politike për Kosovën edhe Maqedoninë.

Artisti i pabujë, njeriu i pazhurmshëm, antikonformist, por gjithmonë i pranishëm në letërsinë shqiptare. Veprat e tij më të njohura janë: “Tregimet e së shtunës”, “Shqipja e kreshtave tona” (dy vëllime), “Midis dy kohëve”, “Shembja e idhujve”, “Kirurgët”, “Tanush Martini”, “Nata që mban emrin grua”, “Kthim në vetvete”, “Njerëzit dhe deti”, “Klass”, “Planeti i lodhur”.

Lexuesit e vëmendshëm e kritika panë në këto vepra një stil e ngjyrim emocional të veçantë sesi ndërthureshin harmonikisht tek ai shkrimtari, historiani, filozofi, analisti e politologu, një shkrimtar potent që sillte me art e kulturë realitete të ndryshme historike e bashkëkohëse, të mbështjella me një tis filozofik e frazë ekspresive që të bënte për vete.

Në hapësirat e prozës së tij artistike gëlojnë natyrshëm filozofia, poetika, meditimi, simbolika, kontrasti, sugjestioni, pasuria leksikore dhe fraza e ngjeshur me domethënie e ngarkesë emocionale.

Më Shumë

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Delirium

Lajmet e Fundit