Vdes aktorja e madhe, Virna Lisi

VIRNA LISI VERS 1955-1960Në zi kinemaja italiane. Shuhet në moshën 78 vjec Virna Lisi, një prej aktoreve më të mëdha legjendare të kinemasë italiane. Lisi kishte zbuluar një muaj më parë që kishte një sëmundje të pashërueshme.

E lindur në Ancona në vitin 1936, Lisi më pas u bë një prej aktoreve më të dashura jo vetëm per kinemanë italiane. Hollivudi e pati zili Italinë për talentin e Lisit e cila u shqua në filma të njohur si ‘Spartaku”, “Dhe telashet nuk kanë të sosur”, “Një ditë do të trokasësh në derën time”.

Deri vonë, Lisi ka luajtur në filma dhe teatro duke mos iu dorëzuar moshës. Por megjithatë, ajo nuk e rimori dot veten pas vdekjes së të shoqit, Franco Pesci, i cili vdiq në vitin 2013, pas 53 vitesh martese sëbashku.

Rolet e saj janë vlerësuar maksimalisht. Aktorja ka fituar 6 Shirita të Argjendtë si dhe 2 cmime David di Donatello.

Më Shumë

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Tërnava uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit, bën thirrje për unitet: Fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes

Thirrjet për unitet, dashuri e solidaritet ishin në qendër të mesazhit të myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur të mërkurën, gjatë...

Lajmet e Fundit