12.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Malisheva pranon kopjen e altarit të hyjneshës “Nemezë”

hyjnesha e malishevesInstituti Arkeologjik i Kosovës (IAK), sot ka kthyer në Muzeun e Malishevës, kopjen e artefaktit të Altarit të kultit, i cili ishte marrë nga ky institut, për studime të mëtutjeshme, ndërsa ishte premtuar bërja kopje e ngjashme për ekspozim, shkruan Kultplus.

Artefakti ishte gjetur në fshatin Banjë të Malishevës dhe është njëra nga gjetjet më të rralla të antikitetit dhe njëra nga dëshmitë më të rëndësishme, që tregon për qytetërimin e hershëm në këtë zonë.

Shefja e zyrës për informim e komunës së Malishevës, Pranverë Kastrati, njofton se artefaktin sot në Muzeun e qytetit në Malishevë e kanë sjellë, drejtori i IAK-së Enver Rexha dhe hulumtuesi i IAK-së, Haxhi Mehmetaj, ndërsa pranimin e kopjes e kanë bërë kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha për kulturë Blerta Krasniqi.

Artefakti është i punuar në formë identike, me mermer cilësor të bardhë, i njëjtë me artefaktin e gjetur në Banjë.

Altari i kultit, i cili kushtohet hyjneshës Nemezë (latinisht: Nemesis), i takon vitit 250 të erës sonë dhe në të janë të skalitur tetë rreshta me shkronja latine, ku shihet edhe emri i hyjneshës Nemezë, ndërsa deshifrimi i plotë, do të sillet më vonë.

Më Shumë

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit