Nuk kam më fjalë

Skender Berisha

Edhe mbrëmë edhe sot u harxhova fjalësh
nuk më mbeti asnjë asnjë
tash dridhem për fjalët që nuk vinë
as ma ndihmo me ndonjë tinë
s’kam më s’kam varfanjak mbetur kam
pllakat e ballkonit po i rrah me këmbë
dhunë e shkuar dhunës s’arrij askund
asnjë fjalë nuk niset nga ai fund i pafund
po grihem me vetveten pa asnjë rezultat
të mbyllura fjalët në atë rezervat
nuk më njeh kërkush kaq të ngratë
bënë një sy gjumë letra e zbrazët
edhe mbrëmë m’u ngatërruan fjalët
pastaj pak e pak e pak krejt u ndalën
nuk dilnin më me mua të përfalën
rri heshtur më heshtur fjalët s’po ringjallen.

Skender Berisha

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit