5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

AAK kërkon nga Qeveria të lejojë tërheqjen e kursimeve nga Trusti dhe rishikimin e Projektligjit për pagën minimale

Tre deputetë të AAK-së, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Shemsedin Dreshaj në një konferencë për media kanë kërkuar nga qeveria që të mundësohet tërheqja e trustit dhe të rritet paga minimale gjithashtu veteranët të përfshihen në ligj, raporton Gazeta Express.

“AAK kërkon nga shumica parlamentare që të reflektojnë seriozisht dhe të mbështesin iniciativën e tërheqjes së trustit.Trusti është kontribut i tyre dhe në rrethanat që gjendet Kosova, kjo është një gjë elementare që qeveria mund ta bëjë. Ndërkaq kategoritë që kanë më pak të hyra ta bëjnë edhe kompenzimin e tyre.Trusti nuk është dëshirë por është domosdoshmëri për ata që e kanë nevojë elementare”, tha Besnik Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së tha se partia e tij kërkon të rritet paga minimale dhe të përfshihen veteranët.

“Te paga minimale, ne kemi votuar kundër pas një diskutimi sepse ne duam që në mes të dy leximeve të ngritët paga minimale. Përcaktimi i pagës minimale për sektorin privat është bërë 250 ndërkaq ndihma nga shtetit në rastin e veteranëve është vendosur që të largohen nga kjo skemë kjo është e papranueshme”, tha Tahiri.

Më Shumë

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Lajmet e Fundit