-4 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

AAK: Veseli dje mbylli dyert e Kuvendit, sot gjoja thirrje publike

Kadri Veseli ka mbyllur dyert e Kuvendit të Kosovës për deputetët hiq më larg se dje. Ka futur më shumë policë në seancë se që ka pasur deputetë dhe ka organizuar të ashtuquajturën seancë në bufe, duke mos i ftuar fare deputetët e opozitës, thuhet në reagimin e AAK-së, për ftesën që Veseli ua bëri opozitarëve për pjesëmarrje në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
“Kadri Veseli po i cilëson 203 mijë nënshkrime të qytetarëve si jovalide. Pra, ai vullnetin e 203 mijë njerëzve e shesh si jovalid!

Kadri Veseli asnjë fjalë s’po guxon ta thotë rreth Asociacionit dhe Demarkacionit. Bash asnjë fjalë të vetme! As pro dhe as kundër! Sikurse këto të mos ndodhnin fare në Kosovë!

Dje i ka mbyllur dyert e Kuvendit për deputetët dhe sot po bën gjoja thirrje për pjesëmarrje në seancë!

Kuvendi është institucion i popullit, jo personal i dikujt!

Opozita nuk po e bllokon këtë seancë për hir të Kosovës dhe popullit.

Ndërsa, Kadri Veseli ka tentuar dje t’ia mbyllë derën deputetëve për në Kuvend dhe vullnetit të 203 mijë qytetarëve në Peticion.

Normalisht, nuk ka arritur. Dhe, s’do arrijë kurrë!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Më Shumë

Mot i acartë në ditët në vazhdim, Viti i Ri me fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme...

Shoqërohet në polici një person në Suharekë, dyshohet për fotografim të votës

Një person është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për fotografim të votës. Rasti ka ndodhur në fshatin Gelanc të Suharekës. Lidhur me procedimin e këtij...

Lajmet e Fundit