7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Abazi: Imazhi i Kosovës përmirësohet kur ligji të veprojë kundër rasteve si Muja, Zharku…

haki-abazi1Imazhi i Republikës së Kosovës është dëmtuar në masë të madhe. Kjo për faktin se emri Kosovë është lakuar në mediat botërore, edhe me rastin e arrestimit të mbi 40 personave të dyshuar për terrorizëm.

Por, çfarë duhet të bëjë Kosova për ta rikthyer imazhin e saj, që këto ditët e fundit i është dëmtuar mjaft shumë?

Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin, Haki Abazi në një bisedë për gazetën “Bota sot” thotë se, për ta rikthyer Kosova imazhin e saj janë tri drejtime. Sipas tij, e para është që udhëheqësit e institucioneve ti ndërpresin deklaratat bombastike. E dyta sipas Abazit, është se, ligji duhet të lejohet të veproj kundrejt atyre që janë të lidhur me shtetin, si rasti i Ramadan Mujës, Xhabir Zharkut… Dhe e treta, shteti duhet ta promovoj sportin, artin, kulturën…

“Janë tre drejtime për të kthyer imazhin: e para në mënyrë urgjente udhëheqësit e institucioneve duhet te ndërprejnë deklaratat bombastike dhe pa nevojë dhe të mos përfitojnë nga situatat kur vendi duket keq e ata duken mirë. E dyta duhet të lejohet ligji të veprojë kundrejt atyre që janë të lidhur me shtetin dhe janë fuqi politike sikur është rasti i Ramadan Mujës apo Xhabir Zharkut, skandali i pasaportave apo shitja e paligjshme e aseteve publike. E treta më afatgjate duhet promovuar sportin, kulturën dhe artin e Kosovës që të njihet ana tjetër krijuese dhe që diplomacia kulturore të zëvendësoje diplomacinë nepotike dhe shterpe që lejon që imazhi i Kosovës të projektohet nga individ të papërgjegjshëm”, thotë Haki Abazi.

Më Shumë

Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të mbesin pa ujë

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania KEDS në njësitë operative të Prizrenit, Suharekës dhe...

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

Nga Ben Blushi Nuk do isha marrë me xhunglën e shitjes së librit nëse botuesja që kam patur deri para disa muajsh nuk do më...

Lajmet e Fundit