11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Abrashi: Kushdo që merr “bajrakun” për të drejtuar procese në Kosovë pas datës së mocionit ndaj Kurtit është uzurpator

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se kjo parti do ta kundërshton procesin e dialogut të udhëhequr nga qeveria.

Abrashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se refuzimi i ftesës së Hotit nga Vetëvendosje është veprim i natyrshëm dhe i pritshëm.

“Ne këtë e konsiderojmë si një hipokrizi e hapur publike. Jam i sigurt se dërguesit e kësaj ftese njohin shumë mirë qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Këtu kemi pasur një puq institucional ku disa subjekte janë bërë vegël e Presidentit për të shtyrë para disa çështje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LVV-së thotë se çdo gjë që ndodh pas 25 marsit kur është rrëzuar me mocion Albin Kurti është e paligjshme.

“Kushdo që merr bajrakun e nisjes së ndonjë procesi pas kësaj date është uzurpator, shkelës i vullnetit demokratikë të qytetarëve e lëre më te jetë bartës i një procesi që po thuhet se do ta definojë të ardhmen e Kosovës”.

Abrashi thotë se nuk janë serioze deklaratat e Hotit se po shkon në Uashington për të negociuar vetëm për Kushtetutën e Kosovës.

“Ky proces është i kompromituar politikisht dhe ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi arsye që të mos besojmë te këta që negociojnë”, tha Abrashi./Telegrafi/

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Lajmet e Fundit