Adriana Matoshi shfaqet e lumtur pas ndarjes nga Keith

Ditë më parë u konfirmua se aktorja Adriana Matoshi i ka dhënë fund lidhjes së saj me ish-futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld.

Ka qenë Keith ai i cili e konfirmoi lajmin e ndarjes, duke u shprehur publikisht se i dëshiron të gjitha të mirat Adrianës.

Ai tha se ndarja ka ndodhur paqësisht mes dyshes, duke shtuar se shqiptarët e Kosovës duhet të jenë krenarë që përfaqësohen nga një grua e tillë në Kuvendin e Kosovës.

Adriana ndërkohë nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje, duke zgjedhur heshtjen.

I vetmi reagim që ajo bëri ishte në Instagramin e saj, duke larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta që prej më shumë se një viti publikonte me Keithin.

E teksa i fshiu imazhet e vjetra, Matoshi solli për ndjekësit e saj disa fotografi të reja, ku dukej në formë mjaft të mirë teksa shijonte rrezet e diellit.

“Diell në zemrën time”, shkroi aktorja dhe deputetja e njohur në mbishkrimin e fotografive në Instagram, ku shfaqej mjaft e buzëqeshur ndërsa kishte veshur një bluzë të shkurtër të zezë dhe xhinse.

Adriana dhe Keith e filluan lidhjen e tyre në pranverën e vitit 2020, por ajo nuk u bë e ditur për publikun deri në tetor të atij viti.

Më Shumë

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Lajmet e Fundit