Kombëtarja e Shqipërisë nuk largohet sot nga Spanja për këtë arsye

Shqipëria u mposht mbrëmë nga Spanja me rezultat 2-1 në miqësore dhe sot duhej të kthehej drejt Shqipërisë, por një gjë të tillë ata nuk kanë ndërmend ta bëjnë sot.

Kuqezinjtë nuk do të udhëtojnë sot për Shqipëri, kjo pasi kanë zgjatur qëndrimin e tyre në Barcelonë, për të kryer edhe një seancë stëvitore për ndeshjen që do ta luajnë me Gjeorgjinë të martën.

Ndërkaq, edhe të hënën raportohet se ekipi do të zhvillojë seancën stërvitore në Spanjë si dhe konferencë e trajnerit Edi Reja po atje, para se të udhëtojë drejt Tiranës për t’u sistemuar në kryeqytet dhe jo në Durrës si zakonisht.

Kështu, skuadra do të jetë gati për sfidën e të martës ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”, pa zhvilluar asnjë stërvitje në tokën shqiptare për këtë grumbullim.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit